Ky do të jetë një bast i fortë

Futboll

Ky do të jetë një bast i fortë

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 11:45
Michel

Ish-lojtari i Real Madridi gati të marrë drejtimin e klubit të Marcelo-s dhe James Rodriguez!    

Sipas asaj që raporton Cadena SER, Michel është shumë pranë uljes në stolin e skuadrës greke të Olumpiacos.

Nëse konfirmohet ish-lojtari i Real Madridit do të jetë trajneri i dy ish-yjeve të Realit, Marcelo dhe James Rodriguez të cilët iu bashkuan gjigandit grek vetëm pak javë më parë.

Ky do të jetë një bast i fortë për Olumpiacos, pasi Michel ka qënë më parë në krye të këtij ekipi në të kaluarën, por u shkarkua në vitin 2015 pas dy vitesh në drejtimin e klubit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat