Sefer Emini ka shënuar golin e tij debutues për klubin danez, Sonderjyske.
Mesfushori shqiptar shënoi në minutën e 16-të për të kaluar skuadrën e tij në epërsi 2-0 ndaj Vendsissel. Megjithatë, Sonderjyske nuk qëndroi deri në fund, pasi miqtë barazuan në 2-2.
Pas xhiros së 10-të, skuadra e Eminit ndodhet në vendin e 3-të të tabelës në ligën e dytë daneze të futbollit me 20 pikë ose katër më pak se Velje e vendit të parë.
Për Eminin, ishte paraqitja e katërt për klubin e ri këtë sezon pas transferimit nga Makedonija GJP.