Depay ka vetëm një plan në kokë

Futboll

Depay ka vetëm një plan në kokë

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 12:15
Depay ka vetëm një plan në kokë

Edhe pse shumë e lavdërojnë Memhis Depay-n për qëndrimin e tij dhe përpjekjen pëe të gjetur një vend në formacionin titullar të Xavit, realiteti duket se është shumë më ndyshe.

Kujtojmë se futbollisti donte të largohej në javën e fundit të merkatos dhe një gjë e tillë nuk ndodhi pasi Juventusi nuk pranoi pretendimet e tij të larta.

Më pas kur Aubameyang u largua, ai nuk insistoi më tepër duke para që mundësitë për të marrë minuta u shtuan sadopak.

Sulmuesi është duke menduar për ndryshimin e destinacionit dhe nëse asgjë nuk shkon keq ai do të jetë lojtari i parë që do të largohet nga Barcelona gjatë merkatos së dimrit.

Kjo është diçka që po ashtu i intereson edhe klubit katalanas, pasi holandezi përfundon kontratën e tij më 30 qershor dhe rinovimi nuk është në plan.

Kupa e Botës po ashtu do t’i shërbejë futbollistit si një vitrine për të gjetur një destinacionin e tij të radhës..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat