Asllani: Duhet të kem durim, por mësoj shumë nga Brozovic

Futboll

Asllani: Duhet të kem durim, por mësoj shumë nga Brozovic

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 14:22
Asllani: Duhet të kem durim, por mësoj shumë nga Brozovic

Krahas Klaus Gjasulës, në konferencë për shtypin të kuqezinjve u shfaq mesfushori i Interit, Kristjan Asllani.

Si e shihni sfidën ndaj Izraelit?

Kemi luajtur kundër Izraelit, është një ekip shumë i fortë, sepse ka lojtarë shumë të shpejtë. Besoj se kemi shumë shanse në këtë ndeshje që të marrim tri pikë.

Ju shqeteson fakti që nuk keni pasur minuta në dispozicion ?

Është normale që s’kam luajtur, jam 20-vjeç dhe kam ardhur në një ekip shumë të fortë, por duhet të kem durim, pasi në roli tim luan një lojtar shumë i mirë si Brozovic dhe po mësoj shumë nga ai.

A i sheh ndeshjet e Kombëtares si mundësi për të tërhequr vëmendjen e trajnerit Inzaghi?

Jo nuk e di, kur  jam me Kombëtaren, luaj me Kombëtaren, kur të kthehem, s’e di çfarë do bëhet. Stërvitem mirë, jam profesionist, kur të më jepet shansi, do të jap më të mirën.

Si ka ndryshuar jeta jote pas kalimit te Interi?

Nuk e di si ka ndryshuar, pasi kam kaluar nga një ekip i vogël si Empoli tek Interi, që është superekip. E di që ka presion më të madh, por për  mua nuk është problem, pasi jam mësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat