Ish-lojtari i Juventusit përfundon në ekipin e të rinjve te Liverpooli

Futboll

Ish-lojtari i Juventusit përfundon në ekipin e të rinjve te Liverpooli

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 14:47
Ish-lojtari i Juventusit përfundon në ekipin e të rinjve te Liverpooli

Aventura e Arthur Melos te Liverpooli, ka nisur shumë ngadalë. Mesfushori brazilian, i cili u transferua nga Juventusi në ditën e fundit të merkatos së verës me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje, nuk ka pasur ende mundësinë të tregojë në Angli se çfarë është në gjendje të bëjë.

Faji është i tij, sepse është ende krejtësisht jashtë formës së duhur sportive. Mesfushori nuk ka kryer një fazë të plotë përgatitore si gjithë futbollistët e tjerë, ndaj po i shfrytëzon këto javë për t’ia afruar gjendjes së shokëve të rinj të skuadrës.

Arthur i është bashkuar skuadrës U-21 të Liverpool. Ai u rreshtua titullar në ndeshjen që “The Reds” U-21, të udhëhequr nga Berry Leëtas, luajtën në fushën e Leicesterit. Ky është një hap i rëndësishëm drejt rikthimit në gjendjen më të mirë.

Braziliani nuk është grumbulluar ne kombëtare, kështu që do të shfrytëzojë ditët e ardhshme për të përshpejtuar kohën për arritjen e gjendjes fizike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat