Tedi Cara ishte protagonist në ndeshjen midis Partizanit dhe Kukësit, duke shënuar dhe një nga golat që i dha fitoren skuadrës së tij.
Në minutën e 14-të ai shënoi një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit, por e shijoi vetëm për pak sekonda, sepse në momentin kur po shkonte të festonte te pankina, u godit nga një shishe dhe u gjakos.
Ai përfundoi me tri të çara në fytyrë dhe shtatë qepje gjithsej.
Policia nga ana tjetër ka identifikuar personin që e sulmoi, dhe ka nisur punën për ndalimin e tij.