Antonio Cassano nuk është përmbajtur në formatin e tij të ri në Instagram në të cilin analizon dhe komenton çdo javë të Serisë A.
Në javën e shtatë të kampionatit bien në sy fjalët për Juventus-in dhe në veçanti për trajnerin Massimiliano Allegri, të cilin e ka kritikuar shpesh sezonin e kaluar dhe atë aktual.
“Tani është e lehtë të gjuash mbi Kryqin e Kuq. Trajneri, trajneri, trajneri. Trajneri duhet të largohet menjëherë”, ka thënë ish-sulmuesi.
“Duhet të shkarkohet trajneri, sepse Di Maria nuk mund ta bëjë atë gjest, sepse ai është nervoz. Vlahovic godet shtatë herë nga prapavija, sepse ata nuk ia kanë idenë për asgjë, për asgjë.
“Në pjesën e parë, para se Di Maria të ndëshkohej me karton të kuq, ata po luftonin. Pastaj është alibia, ai doli me të kuq… Por Juve po lufton.
“Nuk mund të mendoj se, edhe me dëmtimet e shumta që kanë pasur, ata nuk mund të fitojnë kundër Monza-s. Nuk mundesh, sepse është çmenduri.
“Bardhezinjtë kanë shumë vështirësi të mëdha dhe për mua gjëja më e mirë për Juventus-in është ndryshimi i trajnerit, sepse nëse nuk e bëjnë do të jetë një agoni”.