Arrigo Saki pranon se përballjames Milanit dhe Napolit nuk e zhgënjeu dhe se do të kishte qëndruar me orë përpara televizorit për ta parë.
Thuajse 100 minuta ndeshje kanë kënaqur shijet futbollistike të ish-trajnerit, i cili nëpërmjet një interviste e ka analizuar ndeshjen për “La Gazzetta dello Sport”.
Si e vlerësoni Milan -Napoli?
M’u duk si ndeshje e kampionatit anglez. Të tilla sfida nuk janë tipike për Serinë A, ndaj duhet që ekipet e tjera të marrin shembull.
Për rastet dhe nivelin e lojës edhe barazimi i rri ngushtë Milanit, megjithatë duhet thënë se Napoli nuk vodhi asgjë. Më vjen mirë që nuk pashë takticizma në një ndeshje mes dy italianeve, tha Saki.