Krahasimi i renditjeve pas 7 javëve të para të Serisë A. Në krahasim me sezonin e kaluar, Napoli kryesues në këtë moment të sezonit, ka katër pikë më parë.
Ka bërë një hap të madh përpara kryesuesja tjetër e Serisë A: Atalanta e Gasperini-t ka gjashtë pikë më shumë. Akoma më mirë Udinese, në vendin e tretë në renditje, që ka saktësisht dyfishin e pikëve në krahasim me sezon in e kaluar.
Kanë zhgënjyer deri tani milanezet, dtë dyja me -5 pikë. Dhe Juventus, që po bën më keq se fillimi i keq i sezonit të kaluar: -1.
Me përjashtim të Lazio-s, ‘shtatë motrat’ po bëjnë të gjitha më keq në krahasim me sezonin e kaluar. Më poshtë e dhëna për 20 ekipet e Serisë A:
Napoli 17 pikë (-4 në krahasim me Serinë A 2021/22 pas 7 javëve)
Atalanta 17 (+6)
Udinese 16 (+8)
Lazio 14 (+3)
Milan 14 (-5)
Roma 13 (-2)
Inter 12 (-5)
Juventus 10 (-1)
Torino 10 (+2)
Fiorentina 9 (-3)
Sassuolo 9 (+2)
Spezia 8 (+4)
Salernitana 7 (+3)
Empoli 7 (-2)
Lecce 6 (in Serie B)
Bologna 6 (-5)
Verona 5 (-3)
Monza 4 (në Serinë B)
Cremonese 2 (në Serinë B)
Sampdoria 2 (-4)