Mesfushori holandez që u bashkua këtë verë me Bayern Munich, Ryan Gravenberch ka folur së fundmi për eksperiencën e tij te Bayern Munich.
Ish-lojtari i Ajax theksoi se para se të kalonte te kampionët e Gjermanisë, priste që t’i jepnin më shumë minuta në dispozicion.
Sipas 20-vjeçarit, përtej konkurrencës së madhe që është te bavarezët, ai shprehet se ka bërë shumë mirë dhe mendon se meriton më shumë.
“Që të jem i sinqertë, prisja që të luaja më shumë. Kur bashkohesh me një klub të madh dihet që ka shumë konkurrencë, por unë ndjehem që po punoj shumë mirë.”-tha ndër të tjera për mediet holandeze, mesfushori.