Klubi anglez, Manchester United raportohet se sërish do të hedhet në sulm për yllin e Napolit, Victor Osimhen.
‘Djajtë e Kuq’ gjatë verës që lamë prapa, tentuan të transferojnë Osimhen, por lojtari vendosi të qëndrojë tek ‘napolitanët’.
Megjithatë, siç raportojnë mediat britanike, klubi nga ‘Old Traffordi’ është duke u përgatitur që afatin kalimtar të janarit, të provojë ta bind lojtarin që të transferohet në ishull.
Osimhen me Napoli ka kontratë deri në vitin 2025, por United thuhet se është duke përgatitur një ofertë të majme për lojtarin në mënyrë që ta bëjë të vetin sulmuesin e Napolit.