Bayern Munihu është në kërkim të një sulmuesi qendror për edicionin e ri. Kampioni në fuqi i Gjermanisë nuk kanë transferuar një sulmues pas largimit të Robert Lewandowskit dhe reparti ofensivë nuk është duke funksionuar mirë.
Objektivi kryesor i bavarezëve është anglezi Hari Kejn, por po hasin në vështirësi, pasi Totenhami nuk dëshiron largimin e kapitenit. Gjithsesi skuadra gjermane ka një plan “B“, nëse nuk arrihet Kejn dhe ai është sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez.
25-vjeçari pëlqehet shumë nga drejtuesit e Bajernit, të cilët po planifikojnë afrimin e tij në verën e vitit ardhshëm. Lautaro ka një kontratë me Interin deri në verën e vitit 2026, derisa bavarezët janë gati të shpenzojnë deri në 100 milionë euro për afrimin e tij.
Reprezentuesi argjentinas është pjesë e Interit nga viti 2018, derisa këtë edicion në shtatë ndeshje në Serie A ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në një tjetër.