Bayerni ka një “Plan B”

Futboll

Bayerni ka një “Plan B”

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 11:55
Bayerni ka një “Plan B”

Bayern Munich nuk ndalet, pasi skuadra bavareze po mendon që tani për transferimet që duhet të bëjnë drejtuesit në merkatosn e ardhshme.

Nisja e dobët e kampionatit këtë sezon, ka bërë që drejtuesit të mendojë seriozisht për merkaton e ardhshme, teksa kanë hedhur sytë në Serie a.

Objektivi kryesor i bavarezëve është anglezi Harry Kane, por po hasin në vështirësi pasi Tottenham nuk dëshiron largimin e kapitenit.

Gjithsesi skuadra gjermane ka një plan b nëse nuk arrihet Kane dhe ai është sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez, i cili ka rënë në “grepin” e drejtuesve.

25-vjeçari pëlqehet shumë nga drejtuesit e Bayernit të cilët po planifikojnë afrimin e tij në verën e vitit ardhshëm.

Lautaro ka një kontratë me Interin deri në verën e vitit 2026, derisa bavarezët janë gati të shpenzojnë deri në 100 milionë euro për afrimin e tij.

Argjentinas është pjesë e Interit nga viti 2018, derisa këtë edicion në shtatë ndeshje në Serie A ka shënuar tre gola e ka asistuar në një tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat