Trajneri i Irlandës së Veriut, Ian Baraclough, ka folur para ndeshjes ndaj Kosovës, në kuadër të Ligës së Kombeve, ku u shpreh se zbritja në kategorinë e fundit të Ligës “nuk është në planet tona”.
Kosova udhëton në Belfast të shtunën para ndeshjes finale jashtë Greqisë të martën dhe skuadra e fundit në grup do të përballet me një play- off për rënie.
“Po, ne nuk duam të biem në nivelin e katërt”, tha Baraclough.
“Kjo nuk është në planet tona dhe rezultatet në Ligën e Kombeve janë kyçe për koeficientët e pikëve që shkojnë në shortin e ardhshëm, që është vetëm muajin tjetër”.