Sulmuesi portugez Rafael Leao raportohet se dëshiron të rinovojë kontratën e re me AC Milan.
Leao-s në vitin 2024 i skadon kontrata me ‘Rossonerët’, por sipas La ‘Gazzetta dello Sport’ portugezi është i lumtur tek kampionët e Italisë më të cilët dëshiron të firmos kontratën e re.
Leao është synim i disa skuadrave të mëdha të Premier Leagues. Skuadra si Chelsea dhe Manchester City janë të etur për të transferuar yllin portugez.
Leao aktualisht fiton 2 milionë euro neto në sezon, por në kontratën e re thuhet së lojtari kërkon pagë rreth shtatë milionë euro në vit.