Spanja shkon në një tjetër nivel

Futboll

Spanja shkon në një tjetër nivel

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 15:39
Spanja shkon në një tjetër nivel

Kombëtarja e Spanjës ka shkuar në një nivel tjetër.

Selektori Luis Enrique po e përdor një metodë të re dhe mjaft inovative.

Trajneri spanjoll, përdor “walkie-talkie”, një mjet komunikimi nga distanca.

Në fakt, secilit lojtar i vendoset një dëgjuese në vesh për t’i dëgjuar instruksionet e Luis Enriques, i cili flet me një objekt që i ngjan një telefoni të vogël.

“Nuk jam mësuar t’i shpreh mendimet me një zë të ulët me persona që janë larg”, ka thënë Enrique, i cili si qëllim e ka që të ketë komunikim të vazhdueshëm me lojtarët derisa ata janë duke luajtur në stërvitje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat