Sulmuesi i Atletico Madrid, Alvaro Morata pranon se në sezonin e kaluar kishte folur me trajnerin e Barcelonës, Xavi.
Morata kampionatin e kaluar luajti te Juventusi në formë huazimi, por spanjolli ka zbuluar se në janarin e kaluar ka mundur të bashkohej me skuadrën e Xavit.
“Kishte opsione për të shkuar te Barça”, tha Morata.
“Xavi më telefonoi dhe folëm për futbollin. Është nder që një trajner si Xavi të ka në mendje”.
“Kisha katër ose pesë oferta të tjera, të gjitha ishin shumë të mira, por Atletico e kishte fjalën e fundit”, theksoi sulmuesi spanjoll.