Skuadra e Ligës së Parë, FC A&N ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me trajnerin e njohur në Kosovë.
Megjithatë, prizrenasit nuk e kanë bërë publike emrin e trajnerit, pasi prezantimin e tij do ta bëjnë gjatë ditës së nesërme (e enjte), shkruan Gazeta Olle.
Kujtojmë se ish-trajneri i kësaj skuadre, Petrit Rushiti kishte ofruar dorëheqjen në fillim të muajit shtator.
FC A&N momentalisht pozicionohet në vendin e shtatë të Grupit A, me shtatë pikë të mbledhura pas gjashtë javësh.
Megjithatë, synimi i bardhekaltërve mbetet ngjitja në elitën e futbollit.