Muriqi numëron 515 minuta

Futboll

Muriqi numëron 515 minuta

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 18:37
Muriqi numëron 515 minuta

Kalimi nga Lazio te Mallorca ishte rigjetja e vetes për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin. Muriqi u transferua te klubi spanjoll, pasi kishte qenë pjesë e tij në formë huazimi në sezonin që u mbyll.

Deri më tani në edicionin e ri të La Liga, Muriqi numëron gjashtë paraqitje, të gjitha si titullar dhe ka realizuar tre gola, përfshirë edhe ndaj Real Madridit.

Në këto javë me Mallorcan, dardani ka mbledhur më shumë minuta sesa mundi të siguronte në të gjithë sezonin me Lazion.

Deri më tani Muriqi numëron 515 minuta me Mallorcan në sezonin 2022-2023 dhe në to ka shënuar 3 gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat