Kombëtarja e Kosovës është gati për dy sfida të Ligës së Kombeve C, e para me 24 shtator (në Belfast, 18.00) kundër Irlandës së Veriut dhe e dyta, me 27 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 20.45 ndeshen me Qipron.
Kosova është në vend të dytë në grupin 2 dhe ka 6 pikë me pak se lideri Greqia dhe katër më shumë se irlandezët e Qipron.
“Të bashkuar për Kosovën.
Të bashkuar për sukseset e radhës.
Ekipi kombëtar dhe tifozët Dardanët me padurim i presin sfidat e radhës në Ligën e Kombeve si dhe tërheqjen e shortit për kualifikimet e Euro 2024.
Harmonia dhe përkushtimi për Kombëtaren është çelësi i suksesit.
Forca Kosovë, përpara Dardanë!”, shkruan në faqen e Federatës së Futbollit të Kosovës.