Kombëtarja e Skocisë ka arkëtuar tre pikë të rëndësishme, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:0 Ukrainës, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin "Hampden Park" në Glasgou.
Pjesa e dytë ishte më ndryshe për dallim nga para, Skocia shkëlqeu dhe ka gëzuar pamasë tifozët e saj.
Gjithçka u vulosë në 20 minutat e fundit, duke iu falënderuar golave të futbollistëve McGinn (70'), Dykes (80' e 87’).
Pas xhiros së katërt të grupit 1 të Ligës së Kombeve B, Skocia merr kreun e renditjes me 9 pikë, duke lënë pas Ukrainën me 7, Republikën e Irlandës 4 dhe Armeninë me 3 pikë të mbledhura.