“Dardanët” stërviten edhe sot para nisjes drejtë Irlandës Veriore

Futboll

“Dardanët” stërviten edhe sot para nisjes drejtë Irlandës Veriore

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 08:22
Foto ilustrim

Kombëtarja e Kosovës në futboll po vazhdon përgatitjet tash e katër ditë për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, atë kundër Irlandës Veriore në udhëtim dhe ndaj Qipros në Prishtinë.

Sot, nën urdhrat e trajnerit Alain Giresse, kombëtarja zhvillon stërvitjen e fundit para udhëtimit për në Belfast.

Stërvitja mbahet në orën 10:30 në Kampin Nacional në Hajvali, transmeton KosovaPress.

Tashmë dihet që në këtë ndeshje, Kosovës do t’i mungojnë mbrojtësit Leart Paqarada dhe Mërgim Vojvoda si dhe sulmuesi Shkelqim Vladi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat