Serxhio Buskets ka pranuar se ky do të jetë sezoni i tij i fundit me Barcelonën, me kontratën që do t’i përfundojë në verën e vitit 2023.
34-vjeçari spanjoll është gati për një aventurë të re, por duket se nuk do të jetë në Europë.
Siç raportojnë mediat spanjolle, Buskets është i tërhequr nga ideja për të luajtur në MLS.
Ende nuk dihet se cila do të jetë skuadra që mesfushori do të transferohet, por është thuajse e sigurt se në sezonin e ardhshëm ai do të luajë përtej oqeanit.