Sergio Busquets duket se ka vendosur të largohet nga Barcelona.
Sipas mediave spanjolle, Busquets e ka pranuar se ky do të jetë sezoni i tij i fundit në ‘Camp Nou’.
Spanjolli është në vitin e fundit të kontratës me ‘Balugranat’, dhe duket se lojtari dëshiron një aventure të re në karrierën e tij.
34-vjeçari spanjoll është gati për një aventurë të re, por duket se nuk do të jetë në Evropë.
Siç raportohet Busquets është i tërhequr nga ideja për të luajtur në MLS. Ende nuk dihet se cila do të jetë skuadra që mesfushori do të transferohet, por është thuajse e sigurt se në sezonin e ardhshëm ai do të luajë përtej oqeanit.