Gonzalo Higuain, ish-sulmuesi i Napolit, Juventusit dhe Milanit, foli për Tycsports për kombëtaren e Argjentinës.
Ai shprehu mendimin e tij se kush duhet ta zërë pozicionin e qëndërsulmuesit.
“Juluan Alvarez është dobësia ime. Ai i ka të gjitha cilësitë për të qenë një 9 i madh, por momentalisht Lautaro Martinez duhet të mbajë qendrën e sulmit, ai ishte galashënuesi më i mirë i ciklit Scaloni derisa Messi e kaloi më pas”, u shpreh Higuain.
Kujtojmë që Alvarez është sulmuesi më i ri i Man.City-t dhe padyshim që me Haaland në skuadër minitat e tij në fushë janë të kufizuara, por deri më tani ka bërë mirë kur ka qenë në fushë.
Higuan ka përshëndetur kombëtaren e Argjentinës, teksa këto të fundit janë grumbulluar për dy ndeshjet miqësore, para nisjes së Botërorit.