Llapi i Podujevës, fitues i Kupës së Kosovës, Arsim Tërshanin, e ka angazhuar në shtabin teknik.
Llapjanët kompletojnë shtabin teknik dhe me synime që të luftojnë për katërshen e parë në elitën e futbollit të Kosovës.
“Klubi Futbollistik “Llapi” njofton marrëveshjen e arritur me trajnerin kondicional, Arsim Tërshani, i cili nga sot edhe zyrtarisht është pjesë e klubit dhe do jetë ndihmesë e madhe e shtabit teknik për vazhdimësinë e kampionatit.
Arsim Tërshani, 35 vjeç, i lindur më 13.02.1987, ka të kryera studimet postdiplomike - Master në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit.
Tërshani është trajner i çertifikuar me licencën UEFA C si dhe licencën e FSHF - UEFA si Përgatitës Atletik.
Përvoja e tij në futbollin kosovar pa dyshim që do ketë rol të madh edhe për klubin tonë, pasi që puna e trajnerit kondicional me përgatitjen fizike të futbollistëve është shumë e rëndësishme.
Trajneri Arsim Tërshani në klubin tonë vie pas një eksperience tek FC Malisheva, ndërsa rolin e tij të trajnerit kondicional më parë e ka ushtruar edhe në skuadrat si: FC Ferizaj, KF Flamurtari, FC Ballkani dhe KF Arbëria.
Ardhjen e Tërshanit në shtabin teknik të skuadrës e ka mirëpritur kryetrajneri Tahir Batatina, i cili pas arritjes së marrëveshjes, e ka bërë prezantimin e tij.
Trajnerit Arsim i dëshirojmë mirëseardhje në mesin tonë si dhe i dëshirojmë punë të mbarë e të palodhshme me pjesën e përgatitjes fizike të ekipit”, njofton KF Llapi.