Benfica përgatit dhuratën për “veteranin” argjentinas

Futboll

Benfica përgatit dhuratën për “veteranin” argjentinas

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 13:34
Benfica përgatit dhuratën për “veteranin” argjentinas

Nicolas Otamendi ka filluar sezonin e tretë me Benficën ekip ku mban edhe shiritin e kapitenit. Mbrojtësi i kombëtares argjentinase, ndodhet në vitin e fundit të kontratës me klubin historik portugez.

Raporti i tij me klubin është shumë i mirë, ndërsa ai me tifozët thjesht fantastik, kjo edhe falë faktit që 34-vjeçari jep gjithçka për ngjyrat e fanellës që mban veshur.

Te Benfica janë të gjithë të kënaqur me rendimentin e tij dhe drejtuesit e klubit po përgatitin rinovimin e kontratës. Presidenti Rui Costa dëshiron që akordi dhe firma të vijnë përpara fillimit të Kupës së Botës. (20 nëntor-18 dhjetor).

Qendërmbrojtësi numëron 12 ndeshje dhe 1 gol në këtë sezon me “Shqiponjat e Lisbonës”.

Ndërkohë, Otamendi shpreson dhe beson se do të marrë një ftesë nga kombëtarja argjentinase për Katar 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat