Mesfushori i Luganos, Uran Bislimi, ka refuzuar ftesën për kombëtaren e Kosovës. Ish-futbollisti i Baselit, Edon Zhegrova është i shqetësuar nga ky vendim.
“Për herë të parë, lojtari i Luganos, Uran Bislimi, u ftua nga Kosova”, shkruan mediumi zviceran “20min”.
“Albert Bunjaku, Betim Fazliji, Mirlind e Hekuran Kryeziu apo Florent Hadërgjonaj – të gjithë kanë luajtur për gjeneratat e reja të Zvicrës, por më vonë vendosën të luajnë për Kombëtaren A të Kosovë”, shkruan më tej.mediumi zviceran.
Ndryshe është situata me lojtarin e Luganos, Uran Bislimi, 22-vjeçari u nominua për kombëtaren e Kosovës për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Irlandës së Veriut dhe Qipros por nuk pranoi.
“Bislimi e refuzoi ftesën”, tha të martën trajneri i Kosovës Alain Giresse.
“Nuk ishte një vendim kundër Kosovës, por jam i foksuar te Lugano”, thotë Bislimii.
“Jam i lumtur dhe krenar për skuadrën e kombëtares së Kosovës”.
“Megjithatë, prioriteti im për momentin është të fitoj një vend në FC Lugano sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të zhvillohem si lojtar i rregullt këtu”.
“Të luash për kombëtaren e Zvicrës është padyshim ëndrra e çdo futbollisti”, ka thënë 22-vjeçari.
“Nëse do të përballesha ndonjëherë me një vendim të tillë, do të më duhej të mendoja se çfarë është më e mira për karrierën time sportive”.
Vendimi tashmë ka shkaktuar reagime në ekipin e Kosovës.
“Vetëm nëse e do dhe e ndjen këtë vend mund të luash për të”, ka shkruar në një storie në Instagram, ish- lojtari i Baselit Edon Zhegrova. “Më u deshën vetëm dhjetë sekonda për ta pranuar vendin tim, sepse aty është zemra ime. Nëse nuk e doni këtë vend, nuk jeni pjesë e tij. Kjo është për këdo që mendon se është dikush”.
F
Sulmuesi i Baselit, Andi Zeqiri, edhe pse ka luajtur vetëm për ekipet e të rinjve të Zvicrës, ai ka pozuar në një foto në verën e vitit 2020 me fanellën e kombëtares së Kosovës.
Pak më vonë, 23-vjeçari u rikthye dhe vendosi të vazhdojë të luajë për Zvicrën. Shtatorin e kaluar ai bëri debutimin e tij nën drejtimin e Murat Yakin për Zvicrën.
““Ata që janë pranë meje mund ta kuptojnë dhe e kuptojnë plotësisht vendimin tim”, thotë Bislimi.
“Ata më respektojnë dhe më mbështesin në këtë. Nuk më interesojnë reagimet nga mjedisi i largët. Fokusi im është aktualisht te FC Lugano”.