Kroacia me mund të madh ka arritur tre pikë, duke e gjunjëzuar me rezultat 2:1 Danimarkën.
Nënkampioni i botës, me këtë fitore ka gëzuar pamasë tifozët në stadiumin “Maksimir” në Zagreb.
Kapiteni Luka Modriç me shokë arritën me një lojë të mirë të dalin ballëlart.
Për Kroacinë shënuan futbollistët Sosa (49'), Majer (79') dhe për Danimarkën realizoi Eriksen (77').
Kroacia kryeson me 10 pikë në Grupin 1 të Ligës së Kombeve A, pasojnë Danimarka 9, Franca 5 dhe Austria me 4 pikë të mbledhura.