Maqedonia e Veriut zhvilloi stërvitjen në Arenën e Tbilisit

Futboll

Maqedonia e Veriut zhvilloi stërvitjen në Arenën e Tbilisit

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 23:08
Maqedonia e Veriut zhvilloi stërvitjen në Arenën e Tbilisit

As stërvitja e fundit nuk i zbulon dilemat e kryetrajnerit të Nacionales së Maqedonisë në futboll, Blagoja Milevski. Mbrojtja vepron si reparti që do të pësojë më pak ndryshime (vetëm mbrojtësi i djathtë), në mesfushë dhe sulm Maqedonia nuk do të jetë e njëjtë me seleksionimin gjeorgjian në qershor.

Megjithatë, e rëndësishme është qasja dhe mënyra se si do t’u kundërvihen gjeorgjianëve të njëmbëdhjetët e zgjedhur nga Milevski. Stërvitja e sotme zyrtare e “Boris Pachadze” në Tbilisi tregoi harmoninë dhe vendosmërinë e djemve për t’u dalluar.

Nesër Elmas dhe shokët e tij do të luajnë kundër një përzgjedhje të fuqishme gjeorgjiane dhe gati 50 mijë shikues.

Ndeshja mes Gjeorgjisë dhe Maqedonisë do të drejtohet nga arbitri sllovak, ndërsa fillon në ora 18:00 me orën e Maqedonisë dhe 20:00 me orën Gjeorgjisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat