KF Kumanova Milano 2010 ka bërë një punë të shkëlqyer, duke i rregulluar zhveshtoret në stadiumin e qytetit në Kumanovë, shkruan Open-TV.
Rregullimi i zhveshtoreve është bërë me ndihmën e firmave të ndryshme në qytet, biznesmenëve dhe njerëzve sportdashës të futbollit.
Tani zhveshtoret kanë marrë një pamje të bukur dhe ato tani janë të rehatshme për shkollën e futbollit.
Zhveshtoret tani kanë edhe kulm të ri.
Kontribut të madh kanë dhënë edhe trajnerët dhe njerëzit zemërmirë të klubit që pothuajse tërë ditën e kanë kaluar në stadium, me të vetmin qëllim që puna të kryhet. Rregullimi i zhveshtoreve ka qenë kusht elementar për zhvillimin e ndeshjeve në këtë stadium.
Gjithashtu edhe muret para hyrjes në zhveshtore janë lyer me ngjyrat e klubit kuq e bardhë.
Ky rinovim ishte më se i nevojshëm dhe mjaftë i qëlluar, duke patur parasysh kushtet e mjerueshme që ishin më herët.
KF Kumanova Milano 2010 me fitore i nisi garat në edicionin e ri të Superligës së Maqedonisë në futboll për të rinj – Liga e kadetëve.