Mark Milicaj është bërë me skuadër të re.
Sulmuesi me përvojë të madhe në futbollin kosovar karrierën do ta vazhdoj në Ligën e Parë.
Është skuadra e Phoenix nga Banja që ka siguruar shërbimet e sulmuesit veteran.
Milicaj i bashkohet Phoenixit pasi më parë ka qenë pjesë e Dukagjinit, Besës së Pejës e Feronikelit.
Milicaj pritet të jetë një përforcim i madh për Phoenix, skuadër e cila po synon inkuadrimin në Superligë.