Sulmuesi i Atletico Madridit, Joao Felix, e pranon se është i çmendur pas klubit anglez, Leeds United.
Ylli portugez duke folur për “Mundo Deportivo”, ka thënë se “Leeds është klubi i tij i preferuar në Premier League”.
22-vjeçari verën që shkoi ishte i lidhur me transferimin tek Manchester Unitedi, përpara se Erik ten Hag të transferonte ish-lojtarin e tij të Ajaxi, Antony për çmimin 86 milionë funte.
Felix në vitin 2019 ishte transferuar tek Atletico për çmimin 113 milionë euro, duke u bërë transferimi i dytë më shtrenjtë tek skuadra madrilene.