Vllaznia vijon përgatitjet për takimet e radhës ndaj Flamurtarit dhe Teutës.
Grupi është i plotë përveç dy dëmtimeve të deklaruara, Latifi dhe Boshnjaku. I vetmi nga të dëmtuarit që pritet të kthehet deri në ndeshjen ndaj Teutës është Darko Bulatoviç.
Mbrojtësi edhe dje është stërvitur diferencuar nga ekipi me vrapim rreth fushës.
Ndërsa nga ana e vet ekipi ka zhvilluar disa ushtrime dhe sprinte të shumta.