Trajneri i Italisë, Roberto Mancini në përballje me Anglinë, nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e yllit të skuadrës Ciro Imobile.
Italia dhe Anglia do të ndeshen sonte në kuadër të Ligës së Kombeve në “Giuseppe Meazza”.
Sulmuesi i Lazios ka pësuar një dëmtim dhe është e sigurt mungesa e tij për këtë duel që rezulton vendimtar për kampionët e Evropës në grupin 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve.
Aktualisht, në këtë sezon në Serinë A me fanellën e Lazios, 32-vjeçari është aktivizuar gjithsej në 7 ndeshje duke shënuar 5 gola dhe duke dhuruar edhe 2 asiste për shokët e skuadrës.