Zvicra ua ndalon shqiponjën futbollistëve shqiptarë në Botëror

Futboll

Zvicra ua ndalon shqiponjën futbollistëve shqiptarë në Botëror

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 14:54
Zvicra ua ndalon shqiponjën futbollistëve shqiptarë në Botëror

Në Botërorin 2018 pati shumë zhurmë në sfond rreth ndeshjes Zvicër-Serbi.

Kjo ishte për shkak të shqiponjës dykrenare, që e bënë dy futbollistët me origjinë nga Kosova, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.

Pas dy muajsh do të ketë një tjetër duel Zvicër-Serbi në Botërorin e Katarit. 

Drejtori i ekipit zviceran, Pierluigi Tami, flet qartë se çfarë pret nga yjet e kombëtares.

Ai tha se shqiponja do të jetë e ndaluar për futbollistët e Zvicrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat