Një lajm i keq për Real Madridin vjen nga Austria.
Futbollisti i madrilenëve, David Alaba ka pësuar një lëndim me kombëtaren e tij.
Austria mbrëmë është mundur nga Franca (2-0), në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Sipas “Mundo Deportivo” mbrojtësi i Realit, David Alaba ka pësuar një lëndim, i cili u detyrua të largohet nga loja në minutën e 70-të të sfidën Francë-Austri.
Si masë paraprake, futbollisti ka vendosur të tërhiqet me shpresën që testet e kryera të nxjerrin në pah ndonjë lëndim të lehtë.