Mo Salah i bëri një çifti të lumtur një dhuratë martese që nuk do ta harrojnë kurrë. Ylli i Liverpool është në Egjipt këtë javë i grumbulluar me kombëtaren.
Ndërsa qëndronte në hotelin e ekipit në Aleksandri, Salah shkoi rastësisht tek një çift i porsamartuar.
Sulmuesi, i veshur me uniformën e kombëtares, shkëlqeu teksa vendosi krahun rreth dhëndrit dhe pozoi për një foto.
Dhe burri dhe gruaja dukeshin të befasuar dhe të lumtur nga ndërhyrja e papritur e kampionit të Liverpool-it. Salah, 30 vjeç, më pas përshëndeti shpejt para se të largohej duke vrapuar.
Ai do të jetë në fushë me Egjiptin mbrëmjen e sotme në miqësoren kundër Nigerin këtë mbrëmje në stadiumin Borg El Arab të Aleksandrisë.
Ylli i Anfield nuk po shkëlqen si në vitet e kaluara në këtë fillim të sezonit. Ai ka shënuar tre gola në tetë ndeshjet e tij të para këtë sezon.