Juventus, sulm i dyfishtë nga Premier League

Futboll

Juventus, sulm i dyfishtë nga Premier League

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 16:59
Juventus, sulm i dyfishtë nga Premier League

Juventusi është ndoshta skuadra më zhgënjyese e fillimit të kampionatit në Serie A. Madje edhe lojtarët që duhet të kishin sjellë cilësi po përballen me disa vështirësi.

Një prej tyre është Dusan Vlahovic, i cili pavarësisht 4 golave ​​të shënuar deri më tani, është dukur mjaft i izoluar në ndeshje, i pambështetur nga pjesa tjetër e skuadrës dhe shumë nervoz.

Megjithatë, ai mbetet një nga sulmuesit më të lakmuar në Europë dhe për të interesohen disa klube, një prej tyre është Arsenal-i. Mikel Arteta ka marrë tashmë një qendërsulmues të madh si Gabriel Jesus gjatë sesionit të fundit të merkatos.

Braziliani ka ngritur ndjeshëm nivelin e Topçinjve dhe Vlahovic do të kompletonte një repart tashmë shumë të fortë. Sulmuesi serb, megjithatë, nuk është i vetmi lojtar i Juventus-it që synohet nga klubi londinez.

Edhe Fabio Miretti ka tërhequr vëmendjen e Arsenal-it. Mesfushori i lindur në vitin 2003 ka filluar të zërë hapësira në ekipin e parë në fund të sezonit të kaluar dhe këtë vit Allegri e ka aktivizuar më shpesh në këtë sezon.

Deri më sot ai është, në fakt, një titullar dhe një nga notat më pozitive të sezonit të Juventus-it. Arteta po e shtyn klubin e tij të tentojë një sulm të dyfishtë dhe të djegë konkurrencën.

Ky do të ishte një operacion total me vlerë rreth 115 milionë euro që do të përfshinte si Vlahovic-in ashtu edhe Miretti-n dhe që mund të jetë e vështirë për Juventus-in ta refuzojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat