Irlanda Veriut synon që t’i jap fund rekordit të zi në duel me Kosovën 

Futboll

Irlanda Veriut synon që t’i jap fund rekordit të zi në duel me Kosovën 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 shtator 2022 Në ora: 12:45
Ian Baraclough

Irlanda Veriut synon që t’i jap fund serisë negative të rezultateve, 14 ndeshje pa fitore në Ligën e Kombeve, një rekord i zi! 

Irlandezët synojnë fitoren e parë në garën e Ligës së Kombeve në futboll, në përballje me kombëtaren e Kosovës.

Selektori i Irlandës së Veriut, Ian Baraclough, e njeh mirë kombëtaren tonë dhe e di se nga mund t’i vijë edhe rreziku. 

 “Unë e di se puna që po bëjmë, puna që lojtarët po bëjnë, është diçka që do të japë fryte”, thotë mes të tjera selektori i Irlandës së Veriut.

“Fokusi është të shënojmë fitoren e parë dhe të sigurohemi që të mos humbasim këtë ligë”, tha më tej.

Në grupin 2 të Ligës së Kombeve C, Greqia udhëheq me 12 pikë, pasojnë Kosova 6, Irlanda Veriut 2 dhe Qipro 2.

Ballafaqimi mes Irlandës së Veriut dhe Kosovës, do të luhet sot në orën 18.00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat