Anglia u mund nga Italia në Nations League me rezultatin 1-0. “Tre Luanët tani janë zyrtarisht në vendin e fundit në Grupin 3 të Ligës A, me Hungarinë dhe Italinë që do ta vendosin në përplasjen mes tyre në Budapest se cila do ta mbyllë në vendin e parë.
Me vetëm dy pikë në renditje, Anglia e ka të sigurt vendin e fundit, pasi Gjermania, që u mposht nga Hungaria, ka grumbulluar 6 pikë me vetëm një ndeshje për t’u luajtur.
Trajneri Southgate pas ndeshjes mori përsipër përgjigjësitë dhe theksoi se është detyra e tij e të gjithve për të përmirësuar rezultatet.
“Ne jemi në një seri rezultatesh të këqija, dhe na takon ne që ta përmirësojmë këtë gjë. E kuptoj reagimin në fund, sepse vjen nga rezultatet që kemi pasur ne në këtë kompeticion. Është një reagim emocional i kuptueshëm”
Megjithatë tekniku i “Tre Luanëve” është i kënaqur me performancën e ekipit në fushën e lojës.
“Shumë paraqitje të mira individuale, unë personalisht mendoj se performanca është një hap në drejtimin e duhur. Është e vështirë për mua të jem shumë kritik ndaj paraqitjes, sepse ne kishim më shumë posedim, më shumë goditje dhe më shumë gjuajte në portë”
Deri në nisjen e Botërorit Katar 2022, Anglia do të ketë edhe një sfidë tjetër në Nations League përballë Gjermanisë.