MIlani me probleme

Futboll

MIlani me probleme

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 15:25
MIlani me probleme

Majk Menja është rikthyer në Milano ku do të vlerësohet dëmtimi i tij në pulpë i pësuar me Francën. Nuk dihet ende shkalla e problemit, por “L’Equipe” saktëson se portierit mund t’i nevojiten 2-3 javë për t’u rikthyer.

Nëse afatet do të jenë më të gjata, atëherë ai mund të zëvendësohet nga Tatarushanu në listën e Champions-it pasi kështu e parashikon rregullorja.

Në klub janë tashmë edhe Tonali me Teo Hernandezin. Dyshja vijon terapitë për t’u kthyer sa më shpejt, por gjasat janë që të mundojnë ndaj Empolit pas një jave.

Riaftësimi vijon për Zlatan Ibrahimoviçin dhe Alesandro Florencin që synojnë të jenë gati më 18 janar për Superkupën ndaj Interit.

Rebiç është gati e do të jetë i grumbullueshëm për ndeshjen e së shtunës tjetër ndaj Empolit. Situatë e ngjashme për Divok Origin që mund të debutojë në Champions ndaj Çelsit pasi duket se e ka zgjidhur problemin që e shqetësonte në kofshë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat