Sergio Busquetes pritet që të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të verës.
Mesfushori spanjoll, i debutoi te skuadra e parë në vitin 2008, po kalon vitin e tij të fundit të kontratës.
Pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor 2023, Busquets pritet që të largohet si lojtar i lirë – teksa MLS besohet se do të jetë destinacioni i tij i radhës.
Kësisoj, drejtuesit e klubit kanë nisur të mendojnë për zëvendësuesin e 34-vjeçarit.
“SPORT” ka raportuar se Rodri (Manchester City), Joshua Kimmich (Bayern Munich) dhe Jorginho (Chelsea) janë në listën e Barcelonës.
Megjithatë, Jorginho duket të jetë më favorit pasi Rodri ose Kimmich mund t’i kushtojnë shumë shtrenjtë Barçës.
Kështu, zgjidhja më e përballueshme do të ishte reprezentuesi i Italisë, i cili do të mbetet lojtar i lirë pas përfundimit të sezonit.
Kontrata e Jorginhos me Chelsean skadon më 30 qershor 2023, teksa ai mund të negociojë me çdo klub që nga janari, për të arritur marrëveshje për një para-kontratë.