Conte nuk qëndron në Londër?

Futboll

Conte nuk qëndron në Londër?

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 19:08
Conte nuk qëndron në Londër?

Duket qartë se Antonio Conte po bën një punë shumë të mirë në pankinën e Tottenhamit.

Megjithatë, nuk ka të dhëna për vazhdimin e bashkëpunimit me italianin e famshëm, ndaj tashmë ka nisur të spekulohet se ku do të vazhdojë karrierën e tij si trajner në fund të sezonit, shkruan abcnews.

Nëse i besohet tabloidit britanik, Conte ka një dëshirë të madhe për t’u rikthyer në Juventusin e tij, ku la gjurmë të thella edhe si lojtar edhe si trajner.

Domethënë, në rast se Massimiliano Allegri, të cilit i dridhet karrigia për shkak të rezultateve të këqija, pushohet nga puna, Conte është gati të marrë një avion për në Torino dhe të marrë përsipër “zonjën e vjetër”.

Zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved, nuk e fsheh më se është pro rikthimit të Contes në stol, ndërsa presidenti Andrea Agnelli është ende pro që Allegri të mbetet trajner..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat