Shqipëria zhgënjeu, humb hapin për vend të parë

(E plotësuar) - Kombëtarja e Shqipërisë zhgënjeu në stadiumin "Bloomfield" në Tel Aviv.
Izraeli ka shënuar fitore me rezultat 2:1 në përballje me kuqezinjtë.
Një humbje që dhemb shumë dhe humbin hapin për kreun e tabelës në Grupin 2 të Ligës së Kombeve, Divizioni B.
Izraelitët morën tre pikë falë gabimit në mbrojtjen shqiptare.
Në minutën e 6-t, Armando Broja pati një mundësi të pastër për të shënuar gol. Ai ishte brenda zonës së gjashtë metrave, i vetëm ku u përpoq që ta fuste topin në këndin e poshtëm të djathtë, por u mohua nga një pritje e shkëlqyer e portierit Glazer.
Shqipëria është me fat në minutën e 32-t.
Futbollisti Abada i del topi pas një përplasje dhe tenton portën nga pozicion i favorshëm për fat pa shënjestrën e duhur.
Në pjesën e dytë, Shqipëria pëson gol pikërisht në minutën e 46-t.
Gafë! Hysaj humb topin në të majtën, pasimi në qendër çon sferën te Weisman i cili gjuan dhe mposht Strakoshën, 1:0
Në minutën e 88-të, Myrto Uzuni realizon për 1:1.
Në minutën e 90+2, Tai Baribo realizon për fitoren e Izraelit.
Izraeli kryeson me 8 pikë, pasojnë Islanda me 3, Shqipëria ka vetëm 1 pikë.
Zvicra trondit Spanjën duke e mundur me rezultat 2:1 në stadiumin "La Romareda" në Zaragoza.
Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u paraqitën titullarë, me shokë treguan lojë të madhe dhe importuan tre pikë me peshë të madhe.
Akanji në minutën e 21-të kaloi në epërsi zviceranët.
Në minutën e 55-t, Jordi Alba realizon për 1:1, por pas tre minutave (58’) Breel Embolo siguron fitoren e (1:2) e Zvicrës.
Në minutën e 68-t, Xherdan Shaqiri u zëvendësua nga Ndoye.
Portugalia kryeson me 10 pikë, pasojnë Spanja 8, Zvicra 6 dhe Republika e Çekisë 4. Çekët rrezikojnë shumë që të bien në Ligën B.
Izraeli - Shqipëria 2:1
Stadiumi "Bloomfield" në Tel Aviv.
Gjyqtar: D. Rumsas (Lituania).
Shënues: Weisman (46’), Baribo (90+2’) – Uzuni (88’).
Kartona të verdhë: Haziza, Weisman – Ajeti, CIkalleshi.
Izraeli: Glazer, Dasa, Miguel Vitor (Shlomo 87’), Goldberg (Gropper 73’), Leidner (D. Glazer 73’), Konichowski, Lavi, Karzev, Haziza, Abada (Atzili 77’), Weisman (Baribo 86’).
Shqipëria: Strakosha; Balliu (Veseli 46’), Ismajli, Ajeti (MIhaj 78’), Hysaj; Gjasula, Laçi, Abrashi (Ramadani 67’), Asllani (Bajrami 67’), Broja, Cikalleshi (Uzuni 78’).
///////////////////////////////////
88’ Myrto Uzuni barazon rezultatin 1:1
86' Ndeshja po shkon drejt fundit.
79’ Shqipëria po shpreson në barazim.
Izraeli - Shqipëria 1:1
Stadiumi "Bloomfield" në Tel Aviv.
Gjyqtar: D. Rumsas (Lituania).
Shënues: Weisman (46’).
Kartona të verdhë: Haziza, Weisman – Ajeti, CIkalleshi.
Izraeli: Glazer, Dasa, Miguel Vitor, Goldberg (Gropper 73’), Leidner (D. Glazer 73’), Konichowski, Lavi, Karzev, Haziza, Abada (Atzili 77’), Weisman.
Shqipëria: Strakosha; Balliu (Veseli 46’), Ismajli, Ajeti, Hysaj; Gjasula, Laçi, Abrashi (Ramadani 67’), Asllani (Bajrami 67’), Broja, Cikalleshi.
72' Nedim Bajrami (Shqipëri) u mundua por pa sukses.
68' Nedim Bajramin (Shqipëri) zëvendëson Kristjan Asllanin.
67’ Presion i madh të Shqipëria.
Izraeli - Shqipëria 1:0
Stadiumi "Bloomfield" në Tel Aviv.
Gjyqtar: D. Rumsas (Lituania).
Shënues: Weisman (46’).
Kartona të verdhë: Haziza - Ajeti
Izraeli: Glazer, Dasa, Miguel Vitor, Goldberg, Leidner, Konichowski, Lavi, Karzev, Haziza, Abada, Weisman.
Shqipëria: Strakosha; Balliu (Veseli 46’), Ismajli, Ajeti, Hysaj; Gjasula, Laçi, Abrashi; Asllani; Broja, Cikalleshi.
62' Nëse humb Shqipëria, merr fund mundësia për vend të parë.
58' Sokol Cikalleshi godet me kokë por mbi traversë.
Në minutën e 55-t, Jordi Alba realizon për 1:1, por pas tre minutave Breel Embolo kalon në epërsi (1:2) Zvicrën.
64' Dolev Haziza (Izrael) ndëshkohet me të drejtë nga arbitri.
51' Rezultat i keq për Shqipërinë.
Izraeli - Shqipëria 1:0
Stadiumi "Bloomfield" në Tel Aviv.
Gjyqtar: D. Rumsas (Lituania).
Shënues: Weisman (46’).
Kartona të verdhë: Ajeti
Izraeli: Glazer, Dasa, Miguel Vitor, Goldberg, Leidner, Konichowski, Lavi, Karzev, Haziza, Abada, Weisman.
Shqipëria: Strakosha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Hysaj; Gjasula, Laçi, Abrashi; Asllani; Broja, Cikalleshi.
46' Shon Weissman kalon në epërsi Izraelin. Gafë e pabesueshme e kuqezinjve! Hysaj humb topin në të majtën, pasimi në qendër çon sferën te Vaisman i cili gjuan dhe mposht Strakoshën, 1-0
46' Pjesa e dytë pritet të jetë më dinamike.
Përfundoijnë pjesët e para, Izraeli - Shqipëria 0:0, Spanja - Zvicra 0:1 dhe Republika e Çekisë - Portugalia 0:2.
45' Shqipëria po tregon lojë të mirë.
43' Ndeshaj po shkon drejt fundit të pjesës së parë.
Izraeli - Shqipëria 1:0
Stadiumi "Bloomfield" në Tel Aviv.
Gjyqtar: D. Rumsas (Lituania).
Shënues:Weissman (46').
Kartona të verdhë: Ajeti.
Izraeli: Glazer, Dasa, Miguel Vitor, Goldberg, Leidner, Konichowski, Lavi, Karzev, Haziza, Abada, Weisman.
Shqipëria: Strakosha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Hysaj; Gjasula, Laçi, Abrashi; Asllani; Broja, Cikalleshi.
39' Nuk ka gola në Tel Aviv..
37' Lojë e mirë nga të dy kombëtaret.
34' Izareli dhe Shqipëria synojnë golin!
32' Shqipëria është me fat në këto momente. Abada i del topi pas një përplasje dhe tenton portën nga pozicion i favorshëm për fat pa shënjestrën e duhur.
30' Izareli - Shqipëria 0:0.
27' Goditja e lirë nga Kristjan Asllani (Shqipëri) përfundon në duart e portierit.
21' Manuel Akanji realizon për 0:1 pas asistimit të Vargas.
16' Sokol Cikalleshi (Shqipëri) lëshon një goditje të fortë nga distanca që fluturon mbi traversë.
13' Izraeli në vështirësi.
11' Shqipëria po tregon lojë të mirë. 6' Armando Broja (Shqipëri) me një mundësi të pastër për të shënuar gol. Ai ishte brenda zonës së gjashtë metrave dhe u përpoq ta fuste topin në këndin e poshtëm të djathtë, por u mohua nga një pritje e shkëlqyer.
1' Pritet lojë e hapur.
Shqipëria kërkon fitore në duel me Izraelin në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kombeve, divizioni B.
Shqipëria është e mobilizuar deri në pikën e fundit që të kthehet me pikë.
Izraeli kryeson me 5 pikë në grupin 2, pasojnë Islanda 3, Shqipëria 1 pikë.