Vedat Muriqi gjeti golin e radhës me Kosovën, por realizimi fantastik i sulmuesit të Mallorcas nuk i shërbeu Kosovës të merrte pikë në takimin në Irlandës së Veriut.
Ishullorët fituan 2-1 me përmbysje në fushën e tyre në sfidën e Nations League, rezultat që ka shkaktuar mërzitje të madhe te sulmuesi potent nga Prizreni, i cili komentoi duelin e sotëm për mikrofonët e SuperSport.
“Nuk e merituam humbjen. Kemi pasur një super ndeshje, në çdo repart. E dinim se ata do të na sulmojnë me harkime.
Në sekondat e fundit shënuan pas një krosimi. Ndihemi keq, me të vërtetë. Na dhemb shumë, sepse nuk e merituam humbjen.
E dija që do të ishte ndeshje e fortë fizike dhe isha i gatshëm. Kisha duele me Jonny Evans. Disa i humba, disa i fitova. Por, ata morën rezultatin në fund dhe fituan ndeshjen.
Tani do të bëhemi gati sepse e dimë që ndeshja ndaj Qipros, mos ta teproj, por është si jetë a vdekje. Po ta kishim fituar këtë lojë, ndoshta do të thosha se do të ishte më e lehtë, edhe psiqikisht edhe fizikisht.
Tani nuk kemi opsion tjetër. Në Prishtinë përpara tifozëve tanë, do të shkojmë vetëm për fitore”, deklaroi Vedat Muriqi.