Adel Tarabt do të vijojë karrierën e tij futbollistike te Al-Nasr në Arabinë Saudite!
33-vjeçari maroken lë Benfikën për të nisur një aventurë të re.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi arab me anë të një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Twitter”duke njoftuar arritjen e marrëveshjes me ish-milanistin.
Tarabt u afrua në janarin e vitit 2014 te Milani teksa shihej nga drejtuesit një talent premtues, por menjëherë pas 6 muajsh kaloi sërish te QPR-ja në Angli.
Përveç Milanit, QPR-së dhe Benfikës, Adel Tarabt ka mbajtur gjithashtu veshur edhe fanellat e Fulhamit, Xhenoas, Lensit dhe Totenhemit.