Kombëtarja e Zvicrës mbrëmë ka shfaqur lojë të madhe në Zaragoza duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:1 Spanjës, në ndeshjen e vlefshme të Ligës së Kombeve, Divizioni A.
Tre pikë që i japin infuzion dhe gjasa reale për të siguruar mbetjen në Ligën A.
Futbollistët nga Kosova, kapiteni Granti Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, u vlerësuan me nota 5 nga mediumi zviceran “Blick”.
Nota më e madhe është 6 dhe më e vogla 1.
Nota e lojtarëve sipas “BLick”: Yann Sommer 5, Silvan Widmer 4, Manuel Akanji 6, Nico Elvedi 5, Ricardo Rodriguez 4, Remo Freuler 5, Granit Xhaka 5, Djibril Sow 5, Xherdan Shaqiri 5, Ruben Vargas 6, Breel Embolo 5, Renato Steffen 4.