Enrique: Kemi edhe një ndeshje tjetër, do fitojmë në Portugali

Futboll

Enrique: Kemi edhe një ndeshje tjetër, do fitojmë në Portugali

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 15:01
Enrique: Kemi edhe një ndeshje tjetër, do fitojmë në Portugali

Pas një viti, Spanja pësoi humbjen e parë, me Zvicrën që triumfoi 1-2 në “La Romareda” në ndeshjen e javës së pestë në Nations League.

Një humbje që i kushtoi vendin e parë në Grupin 2 të Ligës A, Spanjës, ndërsa në krahun tjetër, ishte një rezultat historik për Zvicrën pasi siguroi fitoren e parë në histori në tokën spanjolle dhe të dytën në duelet direkte pas qershorit të 2010, në Kupën e Botës, Afrika Jugut.

Pas humbjes, Enrique deklaroi se përfaqësuesja spanjolle ka ende mundësinë për të marrë vendin e parë, pavarësisht se luan në transfertën e Portugalisë, ndërsa shpjegoi edhe pse vendosi të mos aktivizonte Morata-n.

“Duhej të bënim më shumë dhe këtu besoj jemi të gjithë dakord. U prezantuam në këtë duel si kryesuesit e grupit dhe e kishim vlerësuar në maksimum këtë ndeshje ashtu si kundërshtarin.

Gjithsesi, asgjë nuk ka përfunduar, kemi edhe një ndeshje tjetër dhe do të bëjmë maksimumin për të marrë fitoren ndaj Portugalisë dhe të rikthehemi në vendin e parë. Morata? E mora në konsideratë, ai është ftuar gjithmonë në kombëtare, të paktën me mua si trajner. Është shumë i rëndësishëm për ne, por mendova të aktivizoja Borja Iglesias për t’i dhënë një shans, nuk asgjë për të thënë më shumë për këtë temë.” – tha trajneri.

Borja Iglesias debutoi me Spanjën, pasi ka bërë një nisje shumë të mirë në La Liga me Betis duke shënuar 6 gola në 6 ndeshje, por ndaj Zvicrës nuk ia doli të shënonte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat