Real Madrid me “sy e veshë” nga Skriniar

Futboll

Real Madrid me “sy e veshë” nga Skriniar

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 15:21
Real Madrid me “sy e veshë” nga Skriniar

Milan Skriniar është në fokusin e Real Madridit për sezonin e ardhshëm. Kështu raportojnë nga Italia ku sqarojnë se klubi madrilen nuk i ndahet mbrojtësit slloven që mund të mbërrijë falas në Bernabeu. Kontrata e 27-vjeçarit me Interin përfundon në qershor të vitit të ardhshëm dhe kjo është një mundësi në tregun e transferimeve.

Interi po përpiqet që Skriniar të rinovojë kontratën e tij, por në Itali theksojnë se mbrojtësi tashmë ka marrë vendimin për t’u larguar. Real Madridi është i vëmendshëm ndaj gjithçkaje që ndodh me mbrojtësin, por nuk është i vetmi pasi edhe Paris Saint-Germain e dëshiron sllovenin.

PSG tashmë u përpoq të nënshkruajë me Skriniar në verë, por ky operacion rezultoi i pasuksesshëm. Megjithatë, skuadra franceze nuk e ka harruar atë dhe sipas mediave do të tentojnë të nënshkruajnë në dimër.

Nga ana tjetër duket se Inter nuk do t’ja bëjë të lehtë punën dhe do të kërkojë 70 milionë euro për mbrojtësin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat